Kreu i Partisë Demokartike Lulzim Basha ishte sot në Durrës, ku zhvilloi takime me biznesin e vogël, të cilëve u prezantoi planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se plani i hartuar është shumë i qartë dhe duhet të zbatohet menjëherë.
“Sot deri më 25 prill dikush ka përgjegjësinë për t’ju përgjigjur këtyre njerëzve. Ka për të detyrë të tregojë çfarë plani ka. Në të gjitha bizneset që takova më tha në se 2 javori i fundit ka shënuar një rënie më të thellë ekonomike.
Plani me 5 pika është shumë i qatë: të sigurojë mbrojtjen për mjekët dhe infermierët, pagën e premtuar dhe rimbursim për të sëmurët në shtëpi. Paga e premtuar për mjekët dhe infermierët duhet të aplikohet. Hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e përhapjen e pandemisë.
Po të shkoni ju siç shkova te të gjithë bizneset ankesa e parë është rënia e konsumit sepse xhepat janë bosh. Të gjithë ata që kanë humbur punë të marrin një pagesë 160 mijë lekë të vjetra. Për ata që do të ripunësohen mbështetja të jetë 200 mijë lekë. Dhe biznesi i vogël të marrë një cek prej 1 mijë euro’, deklaroi Basha.
Po ashtu, kryedemokarti theksoi se me vendim të qeverisë janë hequr 1.8 milion dollarë nga bujqësia dhe kanë shkuar te inceneratorët. Sipas Bashës kjo nuk është bërë nga padija dhe se është kriminale.
“Nuk ka njeri që nuk e kupton, dje janë hequr 1.8 milion dollarë nga bujqësia dhe kanë shkuar te inceneratorët. Këto para nuk duhet të shkojnë në asnjë vend tjetër veçse te të papunët. Në vend që paratë të shkojnë këtu, këto para hiqen nga fermerë dhe i cohe një grushti oligarkësh. Nuk është nga padija, kjo është kriminale dhe hajdutëri. Është një vendim i marrë mbrëmë nga Edi Rama”, u shpreh Basha./abcnews.al
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia