Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të martë takime me biznese në kryeqytet, por edhe qytetarë të ndryshëm.
Kreu i opozitës tha se selia blu ka në plan që t’u japë ndihmën që kanë nevojë njerëzve që për shkak të pandemisë u zhytën në borxhe. Basha u shpreh se i ka kërkuar qeverisë që t’i japë biznesit të vogël një çek prej 1000 Eurosh që prej shtatorit.
“Do japim një paketë ndihme anti-Covid për biznesin. Taksa 0.5% për bizneset nën 14 milion lekë të reja xhiro”, tha Basha. Drejtuesi i opozitës tha se bizeset e vogla nuk do të shqetësohen nga inspektorët tatimorë. Ai theksoi se do të vendoset një pullë në derën e çdo biznesi që nuk do të lejojë inspektorët që të vendosin gjoba të padrejta.
Për Bashën, problemet kanë ekzistuar prej kohësh, por pandemia i solli në pah. Ulje e çmimit të naftës, ulje e çmimit të energjisë për familjarët ishin disa nga premtimet e Bashës me qytetarët.
“Nëse nuk i mbaj angazhimet, nuk kandidoj për mandat të dytë”, tha ai.
Ndër të tjera, kreu i demokratëve foli për fiskalizimin dhe tha se ka një kosto 2000 Euro shtesë për bizneset./tvklan.al
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...