Google ADS

Basha në Vorë: Nuk ka dialog dhe zgjedhje me Edi Ramen kryeministër

19:39 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Kreu i Patisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Vorës, pohoi se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën. Basha ritheksoi se zgjedhjet më 30 qershor nuk do të zhvillohen. Ndërsa shtoi se, të vetmet zgjedhje që mund të bëhen janë ato përmes qeverisë tranzitore, pa Ramën kryeministër

Ne do të kemi një dialog kombëtar dhe gjithëpërfshirës me referendum popullor por jo me Edi Ramën. Kështu u shpreh kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takime qytetarët e Vorës.

Pushteti i Kryeministrit Rama buron nga krimi, theksoi kryedemokrati dhe sipas tij, kjo është arsyeja që nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

“Rama tani bëhet gati që për hir të paktit të tij me krimin të asgjësojë demokracinë. Me një mesazh po i them se nuk do lejojmë më zgjedhje me krimin dhe me hajdutët, do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër. Zgjedhjet do bëhen përmes qeverisë tranzitore dhe të zgjedhurit e shqiptarëve nuk do jenë më palë me krimin e bandat. Kjo është beteja jonë dhe në këtë betejë shqiptarët na janë bashkuar si kurrë më parë”, tha Basha.

Basha pohoi edhe njëherë se ai dhe partia që ai drejton, kurrë nuk kanë kërkuar pushtet në tavolinë. Në fund, lideri i PD, ftoi të shtunën, qytetarët e Vorës e jo vetëm, ti bashkohen protestës së të shtunës së opozitës për të larguar me çdo mjet demokratik Edi Ramën./ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme