Në Vlorën që i dha Kryeministrit mandatin e deputetit, Lulzim Basha e sulmoi Edi Ramën se ka harruar hallet e njerëzve që e votuan.
“Normal se kur është puna për të liruar vrasësin e katër policëve, shteti është në këmbë. Kështu është kur e lidh fatin me gjushët, niçet, xhafët, dajtët, nuk kujtohesh për popullin”, tha Basha.
Kryedemokrati e akuzoi Ramën se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, ndërsa foli për përgjime të reja që implikojnë kryeministrin.
“Edi Rama po qeveris me mandat të vjedhur dhe kjo është e provuar plotësisht tashmë, me përgjimet e trafikantëve. Madje ka akoma përgjime të reja, që do të publikohen shumë shpejt dhe tregojnë bashkëpunimin e bandës në pushtet, me krimin e organizuar, për blerjen e votave”, deklaroi Basha.
Si kryeministër në hije, Basha iu zotua vlonjatëve se po nuk mbajti premtimet, do të largohet duke vendosur një standard të ri politik në vend.
“Këto që po them nuk janë më premtime, por janë plane konkrete, të cilët do të zbatohen menjëherë sapo të vijmë në pushtet. Nëse nuk i realizoj dot, atëherë ju jap fjalën se do të largohem, duke vendosur edhe një standard të ri politik në vend”, tha kreu i PD-së.
Kryedemorkati Basha nuk u largua nga Vlora pa bërë blerjet për shtëpinë./TCH/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...