Nga njësia 11 në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se me Partinë Demokratike në qeveri, do të rritet ekonomia e vendit, pensione dhe pagat për qytetarët.
Në takimet e zhvilluar me qytetarët në kryeqytet, Basha tha se PD ka nevojë për votën e tyre për të vënë në zbatim planet e punësimit të hartuar nga kjo forcë politike.
Basha tha se qeveria është vetëm një grusht njerëzish, të cilët do të largohen pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“25 Prilli të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht, më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare. Është plotësisht i mundur sepse kemi besimin, kemi vizionet, kemi planin dhe vendosmërinë dhe përvojën për të filluar për t’i bërë këto plane realitet për të gjithë qytetarët. Kontrasti është i qartë, gjithmonë e më shumë shqiptarë po na bashkohen për ndryshimin dhe besojnë te ndryshimi dhe e kuptojnë se ndryshimi do të vijë vetëm kur të jemi të gjithë bashkë kundër një grushti të vogël që nuk e do ndryshimin se ju pëlqen kështu.” – u tha Basha./opinion.al
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...