Pasi rezistuan për më shumë se 12 orë pa ujë dhe pa ushqime në temperatura të larta, grupit të artistëve, dhe qytetarëve iu bashkua në orët e mbrëmjes edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Ai i falënderoi të gjithë për qëndresën e tyre “krah krenarisë tonë kombëtare, elitës së shpirtit dhe mendjes”, siç e cilësoi Basha ndaj “një hajduti psikik, që për të vjedhur dhjetëra milionë euro dhe për të pastruar paratë e drogës, do që të shkatërrojë gjithçka”.
Kreu i Partisë demokratike njoftoi gjithashtu se opozita dhe Aleanca për Teatrin do të nënshkruajnë të enjten marrëveshjen për Teatrin në orën 11:30.
“Duke filluar me të nesërmen, ku kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës, nga të gjithë mbështetësit e Aleancës për Teatrin dhe natyrisht, nga mbështetsit tanë, të Pd, të opozitës së bashkuar, të jemi të gjithë këtu, sepse, brenda kësaj godine do të nënshkruajmë Marrëveshjen me Aleancën për Teatrin, marrëveshjen për Teatrin Kombëtar, për kulturën kombëtare, e cila që do të bëhet realitet ditën e parë që vendi do të ketë një qeveri nga njerëzit, të njerëzve dhe për njerëzit.
Edhe njëherë, mirënjohje për qëndresën tuaj. Nesër në orën 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu. Të jemi të gjithë bashkë këtu, të tregojmë forcën tonë, fuqinë tonë, fuqinë e qytetarëve të bashkuar për Liri, Demokraci dhe vlera europiane” tha kreu i opozitës.
Ashtu siç u shpreh para dy ditësh në Kukës, se në javën e parë të pushtetit Partia Demokratike do të hiqte traun e Rrugës së Kombit, tashmë Basha me anë të kësaj marrëveshjeje do të vendosë të hedhë poshtë ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. /opinion.al
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...