Basha në Kukës: Të harruar nga qeveria, por i gjeta me zemrat plot

17:42 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Kukës në kuadër të fushatës së ndërmarrë së fundmi “Po të dëgjoj”. Nga qyteti verior, Basha theksoi se Kukësi është harruar nga qeveria.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj”, shkruan kryedemokrati në një postim në Facebook. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme