Kryetari i Partisë Demokratike ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e protestës më 27 janar për t’i dhënë fund qeverisjes me dy standarde, që favorizon klientët dhe bandat që e mbajnë në pushtet dhe ngarkon me taksa qytetarët. Lulzim Basha tha në Korçë se pasoja kryesore e blerjes së zgjedhjeve dhe bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, është varfërimi i shqiptarëve dhe pasiguria për të ardhmen.
Lulzim Basha e ka një përllogaritje se për çfarë do të kishin shërbyer me 50 milion euro taksa të papaguara, nga ata që kreu demokrat i quan miq të kryeministrit Rama në Armo.
“50 milionë euro taksa të papaguara do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe
Nga aktivi i Korçës kryetari demokrat akuzoi kryeministrin se po përdor dy standarde për bzinesin, duke zeruara taksat për hotelet me 5 yje, dhe nga ana tjetër duke vendosur tvsh 20% TVSH për biznesin e vogël.
“Zero taksa për hotelet e reja me pesë yje që do të ndërtohen si lavatriçe të parave të pista. 20% më shtrenjtë, nga buka, tek veza, tek vaji, gjithçka që blihet në dyqane”.
Duke u bërë apel qytetarëve të mos largohen nga vendi, si Lulzim Basha edhe Monika Kryemadhi po e prezantojnë protestën e 27 janarit si një mesazh përballjeje të qytetarëve me keqqeveisjen.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...