Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha duke folur sonte nga “Çadra e lirisë”, deklaroi se ata që duan vetingun janë me opozitën dhe se ata që nuk e duan, kanë vendosur të rreshtohen me republikën e vjetër.
“Ne jemi këtu derisa ta përmbysim republikën e vjetër dhe të nisim jetën e një Shqipërie të re, ku sundon ligji. Ndaj sa hymë në ditën e 11 të protestës, ata shpiken vetingun. Lulzim Basha e votoj vetingun më 21 korrik për të pastruar drejtësinë nga të korruptuarit, por Edi Rama kaloi 6 nga 7 ligjet pa konsensues”, tha Basha.
Bashak pohoi se nuk do të pranojnë kurrë një drejtësi të kapur.
“Ne do ndërtojmë republikën e re, e cila fillon me përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe pastaj e vetingun e vërtetë. Ata që duan vetingun janë me opozitën, ata që nuk e duan kanë vendosur të rreshtohen me republikën e vjetër dhe i pret i njëjti fat si republika e vjetër”, tha Basha në përfundim të fjalës së tij
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...