Google ADS

Basha në Fier: Të ngritemi kundër qeverisë me 18 shkurt

11:58 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sot në Fier dhe është takuar me strukturat e Partisë Demokratike.

Basha ka sensibilizuar anëtarët e PD-së për rëndësinë e protestës së 18 shkurtit në Tiranë, protestës “kundër qeverisë që ka rrënuar vendin”.

“Paratë e qytetarëve po shkojnë në xhepat e të korruptuarve, – tha Basha në bashkëbisedim.- Fieri vetë duhet të kishte spitalin rajonal.”

Më tej, ai theksoi nevojën e votimit dhe numërimit elektronik që në zgjedhjet e 18 qershorit, për të mos lejuar vjedhjene votës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme