Basha në Durrës: Përgjimet tregojnë se Qeveria s’ka dalë nga vota e lirë

20:11 | 28 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Lideri i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me banorë në Manzë të Durrësit tha se zhvillimet e fundit (përgjimet e Dakos, Ndokës, etj) treguan se qeveria nuk ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve.

Sipas tij, misioni kryesor i opozitës është pikërisht largimi i politikanëve të lidhur me krimin.

Deklarata e plotë e Bashës

Në Manzë, në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë, shteti duket vetëm për të grabitur me taksa e fatura, për të prerë energjinë, për të hequr ndihmën ekonomike, për të mbyllur biznese dhe shkolla, për të shkatërruar sistemin shëndetësor dhe për të rrënuar sigurinë e familjeve tona.

Zhvillimet e muajve të fundit e kanë treguar qartë arsyen pse vendi gjendet në ketë situatë: Sepse kjo qeveri nuk ka dalë nga votat e qytetarëve shqiptarë!

Pastrimi i politikës nga politikanët e lidhur me krimin dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve do të garantojë që kryebashkiakët, drejtorët, ministrat dhe kryeministri, tu dridhen këmbët para qytetarëve, jo kriminelëve.

Fatin e çdo politikani në këtë shtet do ta lidhim vetëm me gjykimin e qytetarëve shqiptarë!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/280618085916801/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme