Google ADS

Basha: Ne do të rrisim ekonominë dhe do të punësojmë të rinjtë

18:56 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në Elbasan përpara studentëve të këtij qyteti. Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet, do të kthehet formula e meritë – preferencës në maturën shtetërore dhe gjithashtu do të ketë mundësi të mira për studentët, që ata të mund të integrohen në vendin e punës, shkruan shekulli

“Me Republikën e Re, do të ketë rritje të mirëqenies dhe të ekonomisë së vendit. Paratë që vidhen aktualisht me koncesionet, do të shkojnë për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme. Ne do të fokusohemi te rinia, me qëllim që kjo moshë të mund të punësohet dhe të ketë të ardhme të sigurt në vendin tonë. Çdo gjë do të ndryshojë dhe do të përmbyllet kapitulli i Republikës së Vjetër”, tha Basha. Ai ka shtuar se aktualisht në universitet mësohet përmendësh si në sistemin sovjetik e se kjo gjë duhet ndryshuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme