Basha në Darzezë: Ka nevojë emergjente për ndihma

15:50 | 3 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një vizitë në zonat e përmbytura të qarkut të Fierit.

Ndalesa e parë e liderit të opozitës ishte fshati Darzezë, por për shkak të prishjes së urës lidhëse me të, Basha nuk arriti të futet në brendësi të fshatit.

Kreu i PD-së përgëzoi forcat xheniere të ushtrisë, që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së përmbytur dhe pjesës tjetër të Fierit, ndërsa theksoi se situata është emergjente dhe banorët e prekur kanë nevojë për ndihma, shkruan Top Channel.

“Situata është mjaft emergjente, veçanërisht për ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për banorët e zonave të përmbytura”, tha Lulzim Basha./TopChannel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme