Basha në Berat: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

19:03 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Lideri i opozitës Lulzim Basha po zhvillon një takim entuziast me demokratët e Beratit.

Ai deklaroi nga foltorja se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe përcolli mesazhe të forta pas vizitës së tij të fundit që zhvilloi në Perëndim.

Asnjë hap në luftën kundër diktaturës, tha z. Basha para qindra e qindra qytetarëve në Berat

Pjesë nga fjala e z. Basha

Guxoni ti hidhni kularin Beratit në 30 qershor! Nuk do të ketë zgjedhje me hajdutët. Shikojeni Beratin e shpresës, lirisë dhe demokracisë, për Shqipërinë si gjithë Evropa. Pas vizitës time në Perëndim se bashkë me aleatët tanë euro-strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë.

Asnjë hap pas në luftën kundër diktaturës. Ne e kemi nisur këtë beteje madhështorë, jo për pushtet, dhe për karrige, ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.

E kam të vështirë kur mesazhet i jep populli, e kam të vështirë të konkurroj me këto mesazhe që ngrohin dhe grenë peshë shpirtrat e shqiptarëve me shpresën e madhe që po mbulon si bekim anembanë gjithë vendin./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme