Nga Bradasheshi i Elbasanit, lideri i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje të fortë ndërkombëtarëve e veçanërisht faktorit evropian, duke i thënë që të mos i heqin vizat shqiptarëve, pasi do të jenë shqiptarët dhe opozita ata që do t’i heqin vizën Edi Ramës dhe pushtetit të tij korruptiv.
“Sot iu drejtohem miqve tanë evropianë dhe ju them mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët. Ne do t’i heqim vizën Edi Ramës dhe do ta çlirojmë vendin nga korrupsioni”-tha Basha.
Basha ka përsëritur sërish se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por do të jetë dita ku shqiptarët përmes qeverisë tranzitore do të mblidhen për të vendosur datën për zgjedhje të lira e të ndershme lokale dhe parlamentare
Basha: Mirënjohje të veçantë dua t’i shpreh mijëra automobilistëve që i janë bashkuar protestës sonë. Jo vetëm të ndalur në trafik, por të vendosur po si ju përmes solidaritetit e protestës, sot e gjithë Shqipëria e bashkuar çon një mesazh të qartë… Rama ik!
Shkaktari i krizës totale të vendit, njeriu që ia mbylli sërish dyert e vendit në Evropë.
Unë e di që në këtë protestë janë bashkuar hallet e problemet e qindra mijërave të rinjve nga Elbasani, nga Universiteti i Elbasanit, sikundër anembanë Shqipërisë, të cilët jetojnë në kohë më të pasigurta që ka njohur vendi. Të rinjtë nuk gjejnë shpresë e mundësi, në një vend ku ekonomia është në duart e kriminelëve. Nuk lanë asnjë aset publik pa vjedhur e shpërdoruar.
Duke vjedhur votën tuaj, Edi Rama ka shkaktuar mjerimin më të madh, papunësinë me të lartë, dëshpërimin më të thellë. Sot është e qartë se me Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë siguri, zhvillim, punësim apo Evropë. Me të ka vetëm krim, drogë e pasiguri e shpunësim masiv. Me Ramën Shqipëria po përjeton ditët e saj më të zeza që nga dalja e diktaturës.
Ata e kanë vulosur fatin e tyre kur mashtruan shqiptarët dhe u vërsulën si çakenj duke rritur çmimin e naftës në më të lartin në rajon, duke vjedhur në shëndetësi, duke dhuruar qindra milionë të taksave tuaja në dorën e një grushti oligarkësh që nuk sjellin asnjë vlerë por shkatërrojnë ekonominë. Nuk ka forcë mbi tokë që e shpëton Edi Ramën.
Ne jemi sot në këtë betejë për më shumë se kaq. Jemi bashkë për të çelur së bashku ditën e re të shpresës së Shqipërisë, me besimin se ligji të nesërmen është i barabartë për të gjithë, të një të nesërme me liri për një biznes që të punojë e fitojë pa patur prapa shpatullave taksidarët.
Në këtë vend që nuk i mungon asnjë resurs, por që mungon ligji, Kushtetuta e mbi të gjitha një qeveri e dalë nga vota e qyetarëve. Kjo betejë që kemi nisur ka transformuar Shqipërinë në mënyrë përfundimtare dhe themelore. Sot shqiptarët e bashkuar pranë opozitës janë maxhoranca e vërtetë morale, politike dhe numerike.
Ne jemi bashkë jo vetëm për një rotacion politik, por mbi të gjitha për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të hapur dyert e Evropës.
Pa një qeveri legjitime dhe një parlament që përfaqëson dhe mbron interesat e qytetarëve nuk mund të ndërtojmë një shëndetësi që kujdeset për njerëzit, shkolla, universitete që përgatisin të rinjtë… pa një qeveri legjitime është e pamundur që investitorët e huaj e venda të hapin vende të reja pune për të cilat vendi ka shumë nevojë.
Sot iu drejtohem miqve tanë evropianë dhe ju them mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët. Ne do t’i heqim vizën Edi Ramës dhe do ta çlirojmë vendin nga korrupsioni.
Me 30 qershor ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojnë zgjedhjet. Nuk do të lejojmë farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë. 30 qershori do të jetë dita e bashkimi të të gjithë shqiptarëve për të caktuar zgjedhjet e përkohshme dhe ato lokale pa Edi Ramën kryeministër.
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...