Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka folur edhe faktorin ndërkombëtar, të cilin e cilësoi si më afër se kurrë me shqetësimet e opozitës.
‘Në gjykimin tuaj ndërkombëtarët zgjodhën stabilitetin para demokracisë, njohën votimet…. Askush nuk i ka njohur këto zgjedhje, as do ti njohë Për SHBA sigurisht që kjo është një çështje e brendshme e insitucioneve shqiptare dhe do presin Gjykatën Kushtetutese. Padyshim stabiliteti është në interes strategjik të të SHBA dhe kjo dihet si për Ballkanin dhe gjithë Evropën”,- tha Basha.
Kreu i PD-së tha se Ndërkombëtarët po binden që Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme, në një ditë me ato vendore. “E reja qëndron dikur tjetër. Në faktin që para dhe pas 30 qersghoir kemi një realitet tjetër për faktorin ndërkombëtar. Që nuk është më misioni i OSBE që moniton zgjedhjet por i autoriteteve lokale të Europës. Kush i tërhoqi? Këto janë sinjale të qarta politike. E shikoni raportin e një zonjë që nuk është as afër opozitës. Raporti i plotë nuk ka si të jetë më i mirë, do jetë edhe më zi. Dhe kjo lidhet me pasigurinë juridike, në dhunim të Kushtetutës. Dhunimi i Kodit Zgjedhor që i mohoi opozitës për të pasur numërues. Krijimi i mekanizmave false për garën. Përgjigjen më të fuqishme e dhanë shqiptarët. Pjesa tjetër dërrmuese e refuzoi. Ky ishte refuzim i regjimit. Kjo është e vërteta”,- tha Basha.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...