Kreu i PD, Lulzim Basha, i pyetur gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me deklaratat e përfaqësueses së lartë të BE, Frederica Mogherini, u përgjigj se deklarata e saj është një shtytje dashamirësi për Reformën në Drejtësi, por integrimi nuk përcaktohet vetëm nga një person.
“Takimi me Mogherinin ishte i vlefshëm, pata rastin t’i tregoj pse kërkoi qeverinë teknike. Hapjen e negociatave nuk e vendos një person, por duhet të jenë të gjitha shtetet dakord. Të gjithë shqiptarët e dinë se BE ka vendosur kusht plotësimin e 5 kritereve. Ajo që Mogherini thotë është një shtytje dashamirësi për Reformën në drejtësi” u shpreh Basha.
Më tej Basha foli edhe për thirrjet e tij për një “Republikë të re”, për të cilën theksoi se është një projekt i të gjithë shqiptarëve.
“Republika e re, është një projekt i gjithë shqiptarëve. Shqipëria nuk mund të vijojë nën regjimin e qeverisë fasadë. Ka nevojë për një transformimim rrënjësor. Qytetarët vendosin, jo krimi”, u shpreh Basha.
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec