Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ilustruar me një video reagimin e tij në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për skemën e ndihmës ekonomike.
Nga Berati, Rama tha se 70 % e të përjashtuarve nga kjo skemë janë njerëz të aftë për punë, por që sipas tij, refuzojnë të punojnë.
“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe? Realiteti flet vetë me gojën e banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, shkruan ai.
Në mesazhin e përcjellë nga Basha thuhet se vetëm në Qarkun e Beratit janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike 350 familje./Top Channel
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1795075200543653/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...