Basha mesazh të prerë Ramës: Ndalu para se të çosh vendin në destabilitet

12:16 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama një mesazh të qartë dhe të prerë: ndalu para se të jetë vonë, para se të çosh vendin në destabilitet.

Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha tha se nevoja për ndryshim është urgjente dhe ndryshimi duhet të fillojë tani.

“Ky Kuvend është dëshmi për të ndryshuar, për të parë të vërtetat në sy”, theksoi Basha.

Sipas tij, demokratët duhet të ndjehen mirë për një gjë themelore: ne i kemi shërbyer Shqipërisë dhe interesit publik, shpëtuam Shqipërinë nga shndërrimi në një Kolumbi të Europës, e bëmë këtë edhe kur e gjithë Bota dyshonte në denoncimet që benim ne, pasi Europa dhe Bota nuk mund ta mendonte se Kryeministri dhe ministri i Brendshëm ishin vënë në shërbim të krimit.

Basha tha se ne shpëtuam politikën nga krimi, nuk bëmë aleancë me krimin, nuk kërkuam vota nga krimi, ndërkohë që Edi Rama i fuste në Parlament dhe në politikë si socialistë.

“Sot kemi më pak kriminale në politikë, falë këmbënguljes, guximit dhe kurajës që treguam”, theksoi Basha. Sipas tij, Edi Rama është sot në pushtet falë parave të siguruara nga droga dhe krimi, është sot në pushtet për shkak të atyre që u shitën tek ai duke tradhtuar inetersin publik, për shkak të humbjes së busullës së moralit të elitave shoqërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme