Pas peticionit të artistëve dërguar presidentin Meta për ndërtimin e Teatrit të ri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se ndjen neveri për peticionin në fjalë si dhe për faktin që Rama arriti t’i mashtronte artistët.
Basha është treguar tejet i ashpër në reagimin e tij aq sa ka thënë se kemi të bëjmë me një grusht shteti dhe se parlamenti po kthehet në stilin hitlerin. Basha shtoi se nëse kalohet kjo vijë e kuqe atëherë do të kemi luftë civile.
“Nëse ky ligj dekretohet në heshtje ose jo, nuk kemi të bëjmë me gjë tjetër përveçse pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për çdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të stilit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”, -tha Basha.
Teksa nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama, tha se i gjithë qëllimi i qeverisë ka të bëjë sipas tij me aferën prej 200 milionë euro për ndërtimin e 6 kullave.
“Mashtrimi që iu është bërë artistëve për teatrin e ri është mashtrim total, pasi afera ka të bëjë me ndërtimin e kullave. Në këto 5 vite Edi Rama ka shpenzuar për perde dhe për kolltuqe, sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtar. Pasi këto i ka shpenzuar për gjërat e luksit. Kur para se qeveria dhe bashkia të zbatoheshin nga Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte Bulevardi i ri, dhe jo që ti merrte Sadri Abazi dhe Hakmarrja për Drejtësi dhe bandat e tjera. Por do kishte një shesh dhe të artit dhe kulturës. Pra mundësitë eksitonin. Siç është edhe piramida, që është jashtë funksionit. Teatri nuk ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të Tiranës. Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtroj artistët. Tirana tashmë quhet Ti-Rama”, – tha Basha./lapsi.al/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...