Lulzim Basha shkroi një mesazh solidariteti për mjekët dhe infermierët, të cilët po përballen me situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi.
Basha shkruan se “askush nuk ju sheh çuditshëm”, ndërsa thotë se e “gjithë Shqipëria ju shikon me admirim”. Lulzim Basha shpreh “mirënjohje të thellë” për të gjithë mjekët dhe imfermierët.
Lulzim Basha: Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë! Jeni heronjtë tanë!
Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! A skush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...