Në 107-vjetorin e Pavarësisë, kryetari i PD, Lulzim Basha i është drejtuar bashkëqytetarëve me një videomesazh prekës, për shkak edhe të tërmetit vdekjeprurës.
“Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak”, thotë Lulzim Basha.
Megjithë ndasitë tona, tha Basha-në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar.
Mesazhi i Lulzim Bashës
Të dashur bashkëqytetarët e mi!
Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë.
Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar.
Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.
Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak.
Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.
Gjatë këtyre tre ditëve, kemi përjetuar disa prej orëve më të vështira të viteve të fundit, por po kështu kemi parë më të mirën e njerëzve tanë.
Njerëzit e parë që u sulën mbi rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit, pa menduar dy herë për rrezikun që u kanosej; Mjekët dhe infermierët që punojnë pa orar për të mjekuar të lënduarit; Mijëra të tjerë që nuk janë kursyer për të ofruar ndihmë dhe kontribute për vëllezërit dhe motrat tona në nevojë.
Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri.
Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme.
Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve.
Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin.
Dhe qoftë kujtimi i tyre uratë për të gjithë ata që i njohën!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ova...
Sot përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë ...
Moti në Shqipëri me diell, temperatura në rënie
Burimi: Ju nuk e keni Rovenën në grup për të pasur atmosferë
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjete...