Basha mesazh në 1 Qershor: Shpresëplotë për të ardhme më të mirë

15:27 | 1 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë fëmijët shqiptarë për festën e 1 Qershorit.

Ai thotë se buzëqeshjet e fëmijëve dhe gëzimi në sytë e tyre janë motivim për të bërë më shumë për ta.

Basha shprehet shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do të jetë më e mirë.

Statusi i plotë:

Sot i uroj nga zemra çdo fëmije në Shqipëri: Gëzuar festën e 1 Qershorit!
Buzëqeshja në fytyrat e femijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të shëndetshme, të kenë më shumë hapësira argëtimi, që të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla me standarte cilësore.
Sot jam shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë! #Gëzuar #1qershori

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme