Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur vizitën e tij në qytetin e Kukësit me një takim me të rinj të këtij qyteti. Basha ka theksuar se papunësia dhe mungesa e mundësive për të ardhmen është kthyer tashmë në një fenomen negativ në të gjithë vendin.
Basha i shpjegoi atyre planin e Partisë Demokratike për mënyrën se si do të mbështeten të rinjtë, sipërmarrjet, si dhe familjet e reja, nëse kjo parti fiton zgjedhje.
Ai gjithashtu tha se me planin ekonomik që parashikon uljen e taksave, uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë dhe thithja e investimeve të huaja do të rindez e ekonominë shqiptare që do të mundësoj vende të reja pune dhe paga më të mira. Teksa bashkëbisedonte me Bashën një biznesmen i ri që ka investuar në qytetin e Kukësit, thotë se është në kushtet e mbijetesës.
Ai shprehu mbështetjen e tij për programin e Partisë Demokratike si nevojën urgjente që duhet të implementohet.
“Unë e kuptoj që me 200 mijë lekë rrogë, nuk jetohet. Nuk jetohet! Dhe dikush që thotë që unë kam 200 mijë lekë rrogë, më mirë iki, futem në borxh, futem në kamion dhe shkoj në Angli. Dhe ndryshimi në radhë të parë për mua do të thotë mirëqenie, rritja e pagës minimale kjo qё the. Paga minimale prej 360 mijë lekësh apo 300 eurosh, por qё nuk do tё vij me dekret as me deklarata para fushate do tё vij me njё plan tё mirё, dhe ne kёtё plan e kemi, kemi ekspertët pёr ta zbatuar atё, kemi vendosmërinë pёr ta zbatuar atё.” ka thënë Basha.
“Sipërmarrja rinore, në veçanti, do të ketë masa të diskriminimit pozitiv pa dëmtuar konkurrencën, se ju e dini, një ekonomi që të ecë përpara duhet të ketë konkurrencë, duhet të ketë kushte të barabarta por diskriminim pozitiv në kuptimin për t’ju hequr ato vështirësi shtesë që ka një i ri apo një e re, që do të nisë një biznes. Megjithatë, në tërësi paketa jonë e ndihmës për biznesin, besojmë, jemi të bindur se do t’ju lërë në xhepat tuaj miliona që sot shteti jua merr dhe ju nuk e dini se ku i çon.
“Krijimi i një familje të re është një gëzim, është një lumturi e pa përsëritshme për vet çiftin, për prindërit, për të afërmit e tyre. Dy janë arsyet kryesore pse po plaket Shqipëria, largimi i të rinjve dhe rënie e çifteve të reja dhe e lindshmërisë. Ndaj, ndër politikat tona kryesore për ta ndalur këtë plakje të Shqipërisë, këtë tkurrje, këtë zvogëlim të Shqipërisë, janë pikërisht mbështetja e çifteve të reja, si për strehimin ashtu edhe për fëmijët e porsalindur. Duke filluar nga viti ynë i parë i qeverisjes, ne do të financojmë 100% interesat e kredive bankare për çiftet e reja që blejnë një banesë në mënyrë që të themelojnë familjen e tyre, që do të thotë se deri në fund të mandatit tonë të parë, në fund të 4-vjeçarit, 20 mijë çifte të reja do të kenë mundësinë të blejnë banesat e tyre me një kredi që e marrin në bankë ku interesi shlyhet 100% nga fondet që qeveria do vërë në dispozicion dhe natyrisht kjo është një ndihmë shumë e madhe. Është një ndihmë e madhe në kuptimin e prekshëm të fjalës, të mundesh të blesh një banesë, një apartament në një qytet apo në një zonë ku ke dhe punësimin por është edhe psikologjike.”
“Ndihma e dytë që do të japim është që për çdo fëmijë të porsalindur, deri sa të bëhet 5 vjeç do të ketë një bonus prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Sigurisht, nuk është një mrekulli por është në përputhje me mundësitë që ka Shqipëria dhe nuk është një ndihmë e vogël, shkon të paktën për të përballuar shpenzimet që vijnë, shpenzimet ekstra që vijnë me lindjen e një fëmije dhe me një rritjen e një fëmije deri në moshën 5-vjeçare. Plani ynë për arsimin, tekstet shkollore falas. Plani i mbështetjes së studentëve me pagesën e tarifave për të gjithë ata që vijë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Futja e konceptit të trajnimit dual në institucionet e arsimit të lartë që gjysmën e kohës ta kaloni me praktikë. I gjithë plani ynë ekonomik me uljen e taksave me çmimin e naftës dhe të energjisë dhe thithja e investimeve të huaja dhe rindezja e ekonomisë shqiptare, rindezja e ekonomisë së brendshme do t’i shërbejnë pikërisht këtij qëllimi, krijimit të vendeve të punës dhe ne kemi përllogaritur këto masa brenda katër viteve të para do të arrijmë të krijojmë diku midis 100-110 mijë vende të reja pune kryesisht për të rinjtë. Pra ndihmë për familjen, ndihmë për prindërit e rinj, për strehimin, për fëmijët. Pra për ti dhënë fund tkurrjes së popullsisë dhe mbi të gjitha një plan konkret për të avancuar me zhvillimin ekonomik të vendit.”
“3 miliardë euro investime gjermane në Maqedoni, 40 mijë vende të reja pune vetëm për të rinjtë në Serbi kjo është arsyeja. Se për çdo të ri që largohet nga Serbia largohen 12 nga Shqipëria se këtu nuk i keni këto e pra po ju them dhe diferenca e vetme është një qeveri që kujdeset për ju apo një qeveri që nuk i bëhet vonë për ju. Këtë të fundit e kemi patur për tetë vite me radhë. Me 25 prill është dita t’i tregojmë derën. Votoni për partinë demokratike, votoni për numrin 9, votoni për ndryshimin dhe kur flas për ndryshimin, flas për ndryshimin e jetës suaj, familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë!” – tha Basha.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...