Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Korçës dhe të Shkodrës në çadrën e protestës të ngritur përpara godinës së Kryeministrisë.
Në fjalën e tij kreu i PD premtoi të rinjve se do t’u mundësojë stazh për punësim pas përfundimit të studimeve dhe mbështetje financiare për 1 vit.
“Ne jemi gati të marrim përsipër përgjegjësitë që na takojnë për rininë, për studentët, duke nisur me ligjin e arsimit të lartë. Një ligj i konceptuar si një skemë klienteliste, skemë vjedhje. Janë milionat tuaja, të prindërve tuaj, që në vend të kthehen në studim për ju po kthehen në pasuri për një grup gjakpirësish. Stazhet janë një koncept evropian. I kam parë me sytë e mi, i kam përjetuar. 70% e studentëve shqiptarë që pasur mundësinë të bëjnë stazh, janë punësuar.
Në bazë të meritës së tyre, do të kenë mbështetje financiare për 1 vit që së bashku me sektorin privat t’i japi mundësinë sa më shumë të rinjve të bëhen pjesë e tregut të punës. Ky nuk është një premtim propagande, është një skemë evropiane dhe ju jap fjalën se do ta vëmë në funksion”, theksoi Basha.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...