Google ADS

Basha: Me shembjen e paligjshme të Teatrit, Rama po pastron paratë e pista të klientëve të tij

12:04 | 17 Maj 2020
L G

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar.

Lidhur me këtë, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Basha me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se me shembjen ilegale të Teatrit, sipas tij, Rama po pastron paratë e pista të klientëve.

“Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këtë vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit”, tha Basha.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme