Kjo është deklarata e fortë e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha sot nga çadra e lirisë se paratë e krimit po investohen në biznese në Itali.
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të biznesit të vogël, Basha theksoi se Kryeministri Rama dhe pushtetarët e tjerë shqiptarë të lidhur me krimin, po blejnë hotele dhe pallate në Itali. Kjo gjë është pasqyruar edhe në raportet e anti-mafies, tha kryedemokrati.
“Çfarë detyre ka qeveria? Të rishpërndajë të ardhurat për të ndihmuar zhvillimin e vendit. Këto 4 vite i ka marrë çdo shqiptari dhe ia ka dhënë 6 oligarkëve dhe kryeministrit hajdut të lidhur me ta. Ndaj sot po investojnë gjithçka, kjo është lufta për pasuri dhe pushtetin e tyre, po investojnë e do investojnë, ndaj janë lidhur me krimin që të mbajnë republikën e vjetër në këmbë, po blejnë hotele dhe pallate ne Itali, është raporti i fundit i anti-mafias italiane, pushtetarë të korruptuar dhe krimi i organizuar shqiptar po blen prona të patundshme në Itali. Jetojnë këtu si pashallarë me motoskafe me avione privatë, tani kanë edhe bankat e tyre private, domosdo se trafiku i drogës kërkon edhe larjen e parave”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...