Kandidati për kryeministër nga Partia Demoktarike në Shqipëri, Lulzim Basha, është deklaruar në lidhje me raportin me Kosovën, nëse ai fiton zgjedhjet e 25 prillit.
Bledian Koka: çfarë do të bëhet në raport me Kosovën?
Lulzim Basha: Njehtësimi.
Bledian Koka: Edhe me Kosovën?
Lulzim Basha: Njehtësimi. Jo edhe me Kosovën, vetëm me Kosovën.
Bledian Koka: Vetëm me Kosovën?
Lulzim Basha: Njehtësimi do të thotë që ne do të fillojmë të marrim masat konkrete që të operojmë si një treg i vetëm, që do të thotë që diploma e lëshuar në Prishtinë do të njihet në Tiranë pa asnjë…
Bledian Koka: Standardizimi?
Lulzim Basha: Njehtësimi është më shumë se kaq. Një biznes i riregjistruar në Kosovë nuk do ketë nevojë të marrë asnjë certifikatë në Shqipëri dhe anasjelltas, që një pronë e riregjistruar në Kosovë do të njihen dokumentet e pronësisë të kadastrës së Kosovës, të hipotekës së Kosovës dhe anasjelltas. Synimi ynë do të jetë njehtësimi ekonomik. Shikoni gjithë procesi i anëtarësimit në BE ka një qëllim, që rregullat tona dhe zbatimi i këtyre rregullave të jenë njësoj si në Sarandë ashtu dhe në Stokholm. Prandaj është një proces i vështirë që kërkon vullnet politik dhe kërkon provojë, eksperiencë dhe lidhje.
Bledian Koka: Pra, njëlloj minishengeni në Shqipëri?
Lulzim Basha: Jo minishengeni është lëvizje e lirë, minishengeni është vetëm lëvizje e lirë. Bëhet fjalë për njehtësimin, në këtë mënyrë ne do të jemi të gatshëm kur të vijë dita për integrimin europian 2 vendet tona krah për krah drejt anëtarësimit në BE.
Bledian Koka: Meqë e përmendët si pyetje do ta anuloni projektin e minishengenit që është iniciuar gjatë qeverisjes?
Lulzim Basha: Nuk ka projekt minishengeni.
Bledian Koka: Ajo që është iniciuar dhe që është mbështetur dhe nga partnerët tuaj strategjikë si Gjermania dhe jo vetëm.
Lulzim Basha: Nuk është e saktë procesi i Berlinit është tjetër gjë dhe minishengeni është shfaqe arushash Ballkanik. 3 arusha ballkanik njëri më popullsitë se tjetri, dështakë në raport me popullin, dalin e shesin qiqra në hell. Nuk ka minishengen ballkanik, ka proces së Berlinit dhe ka një proces në të cilin nuk mund të përparohet pa zgjidhur problemin më të madh. Nuk mund të injorojë Serbia në dhomë do të thotë hajt se po bëjmë minishengen pa njohur Kosovën.
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...