Programi për arsimin i Partisë Demokratike ishte në fokus të takimit online të zhvilluar mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe komisioneres së Bashkimit Europian, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës.
Kreu i demokratve tha se PD ka plan të qartë për ofrimin e dyfishtë profesional për të rinjtë si dhe kurse falas për 5 gjuhë të huaja.
“Hapi ynë i parë do të jetë ofrimi i kurseve në internet të gjuhëve të huaja falas, për të rinjtë shqiptarë deri në 35 vjeç. Kemi një plan pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në më shumë se 20 lëndë. Ne po diskutojmë mundësinë e një kampusi mix të pazëvendësueshëm, duke kombinuar 5 ose 6 universitete të ndryshme, që tu japin njerëzve tanë mundësinë të qëndrojnë në Shqipëri.”
Komisionerja Gabriel e cilësoi aleancën universitare si një nga iniciativat më të rëndësishme për Shqipërinë. Ajo siguroi se përmes projekteve të Bashkimit Europian do të ofrohet ndihmë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Për ne kjo iniciativë me aleancat universitare është nga më të rëndësishmet, nëse doni të arrini fushën arsimore evropiane. Kështu që unë mundem vetëm tu inkurajoj bashkëpunimin, krijimin e një platforme të përbashkët.”
Kandidati i opozitës për kryeministër, tha se me planin e Partisë Demokratike do të krijohen vende të reja pune si dhe do të ndalet largimi i të rinjëve nga Shqipëria./klan news
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...