Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ish-kryeministrin kanadez Stephen Harper, me të cilin ka diskutuar për krizën politike në vend.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Basha thotë se ka diskutuar me Harper edhe për rrugëdaljen nga kjo krizë, e cila sipas tij zgjidhet përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor
“Nder dhe privilegj të takohem në Tiranë me mikun e çmuar Stephen Harper, Presidentin e International Demokrat Union , ish-kryeministër i Kanadasë dhe një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën. Bashkë diskutuam për krizën e rëndë politike dhe kushtetuese ku është futur vendi si edhe për rrugëdaljen prej saj që duhet të kalojë përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor.
Si një ndër përkrahësit më të vyer të integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, i shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të vazhdueshme që Shqipëria të përmbushë standardet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës si garancia e vetme për integrimin tonë në BE.
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë e mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadër të organizatës botërore të IPU që përfshin partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë me seli në Munih, ku aderojmë prej vitesh”,- shprehet Basha.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’