Lideri demokrat Lulzim Basha ishte sot në juglindje te vendit ku u njoh me shqetësimet e banorëve të zonës, mes tyre edhe fermerët që u kanë mbetur prodhimet pa shitur.
Përmes një statusi në facebook, Basha tha se “Fermerët në Korçë e Devoll janë të braktisur dhe të mashtruar nga Rama dhe qeveria e tij!”.
Më tej shkruan: “Ata më treguan sot se nuk kanë marrë asnjë mbështetje, subvencion apo investim prej 5 vitesh dhe se janë të detyruar ti shesin prodhimet e tyre edhe nën kosto, vetëm që mos tu kalben nëpër ara dhe magazina.
Që ti japim fund kësaj gjendje, kërkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj!
Me ndihmën tuaj do vëmë në jetë planin e mbështetjes me subvencione dhe do investojmë në infrastrukturë dhe impiante përpunimi dhe grumbullimi.
Ndërsa me çmontimin e krimit dhe oligarkëve do ndalojme vjedhjen e parave tuaja, do i kthejmë shpresën rinisë për të mos braktisur vendin dhe do çlirojmë ekonominë!
Zgjedhja është në dorën tuaj”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2122553797795790
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë