Google ADS

Basha: Me Abdixhikun, LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë

Lulzim Basha
23:59 | 14 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ai është i bindur se me lidershipin e tij, LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë.

Basha po ashtu pret me kënaqësi që të punojë me kryetarin e ri.

Postimi i plotë i Bashës:

Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku, për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive, si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme