Basha: Me 25 prill, Rama humb dhe fiton Shqipëria

11:28 | 17 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka thënë se Rama në vitin 2013 erdhi në pushtet me premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, ulje të kostos së jetesës, dhe futjen e Shqipërisë në BE.

Teksa, sipas Bashës, ai nuk ka realizuar asnjë prej këtyre premtimeve, kërkon sërish pushtet, për të njëjtat premtime.

Në një shënim në rrjetin social, kreu i PD thotë se me 25 prill Rama humb, dhe fiton Shqipëria.

Statusi i Bashës:

Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE.

Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet.

Shqipëria më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët!

Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e…

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, February 16, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme