Kreu i demokratëve Lulzim Basha pasditen e së hënës ndaloi në Vlorë ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit. Zoti Basha mori ide dhe sugjerime lidhur me protestën e 18 shkurtit e cila sipas tij është vetëm fillimi i një lëvizje mbarëpopullore, lëvizje që do të sjellë një ndryshim të madh në vend.
Pasi dëgjoi edhe shqetësimet e të rinjve lidhur kryesisht me papunësinë, kryedemokrati Basha i ftoi vlonjatët të ngrenë njëzëri problemet e tyre përpara Kryeministrisë më 18 shkurt, ku do të nisë edhe lëvizja mbarëpopullore e cila do të shtrihet në gjithë Shqipërinë.
“Sapo kam mbaruar një takim të jashtëzakonshëm me rininë vlonjate e cila është e angazhuar si asnjëherë më parë për t’i prirë bashkimit mbarëpopullor të 18 Shkurtit, që do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve në 27 vite pluralizëm.
Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë të rinjtë dhe qytetarët e Vlorës të bëhen pjesë e këtij bashkimi. Ata që pritën më kot 300 mijë vende pune, ata që shpresuan shëndetësi falas, ata që donin të dërgonin djemtë dhe vajzat e tyre në universitete më cilësore me tarifa të përballueshme, e dinë fare mirë pas katër vitesh se vende të reja pune nuk ka, se shëndetësia është në ditën e saj më të zezë, dhe se të çosh fëmijët në universitet është më e shtrenjtë. Taksat janë rritur, faturat e energjisë janë më të larta, të ardhurat kanë rënë, po kështu edhe fuqia blerëse”, tha Basha.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje