Demokratët nisin analizën për zgjedhjet e 25 Prillit.
Pak ditë pasi u rikonfirmua për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë të premten në orën 11:00 Kryesinë e kësaj force politike.
Në takimin e nesërm do të diskutohet dhe miratohet metodologjia e analizës për atë që demokratët e cilësojnë masakër elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryesia do të vendosë edhe për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në 17 Korrik, ku do të vlerësohet nëse ka nevojë për ndryshime statutore dhe nëse organet e tjera të partisë do të kalojnë apo jo në zgjedhje./klantv/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...