Më 19 janar, Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbledh Këshillin Kombëtar, i cili do të zgjedhë lidershipin e saj të ri.
Të shtunën do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Partisë, Sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe katër sekretarë.
Në Kryesinë e PD-së hyn drejtpërdrejtë pa votë veç kreut të PD-së, edhe zëdhënësja e PD-së, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe kryetarët e LGDSH dhe FRPD.
Kryesia e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, do të ketë vendimmarrje të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Statuti i PD-së parashikon se është Kryesia që vendos për kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë.
Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë këtë të shtunë edhe kryetarin e saj me një mandat 4-vjeçar. Nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar demokrat pritet të caktohet edhe data e nisjes së protestave.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...