Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i PD, Lulzim Basha ka ritheksuar qëndrimin e opozitës për zgjedhje me qeveri teknike, duke nënvizuar se për këtë ka siguruar edhe mbështetjen e zyrtarëve amerikanë, gjatë vizitës që po zhvillon në Uashington.
“Ne jemi një lëvizje popullore për zgjedhje të lira e të ndershme. Qëndrimi ynë është i qartë, nuk do lejojmë zgjedhje farsë. Qëndrimi i PD është për një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhje të lira”, ka deklaruar Basha.
Duke ritheksuar se, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe me krimin në pushtet nuk do të ketë, kreu i PD ka pohuar se, “në Shtetet e Bashkuara mora mbështetje për kauzën e zgjedhjeve”.
Në këtë drejtim, ai ka vlerësuar se aleatët e Shqipërisë duhet të informohen si duhet për gjendjen në Shqipëri, ku sipas tij krimi është veshur me pushtet.
“Proceset demokratike në Shqipëri po asgjësohen nga kriminelët. Aleatët tanë duhet të informohen si duhet, pasi lobistët e paguar po fshehin të vërtetën. Pengesa për në BE është kriminalizimi total i shtetit”, ka vijuar Basha.
Sa i takon reformës në drejtësi, Basha ka thënë se, PD e ka votuar atë pasi ishte nismëtare e saj, por ka akuzuar kryeministrin Rama se theu paktin e arritur me prezencën e BE dhe SHBA. “6 ligjet e reformës përveç SPAK janë jashtë standardit”, ka shtuar më tej Basha.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...