Kryetari i PD, Lulzim Basha, mban fjalimin përmbyllës: Asnjë hap pas! Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi dhe të bëjmë pazare me të keqen, e keqja duhet të ikë për një Shqipëri si gjithë Europa.
Jemi të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka për demokracinë. Le të jetë e sotmja, mesazhi i vendosmërisë absolute me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë, të vendosur deri në fund për betejën tonë pa kthim për liri, demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa.
Forca jonë është bashkimi, pjesëmarrja, vendosmëria, dhe kësaj force nuk i bën dot ballë as Edi Rama dhe as banda e këtij e inkriminuar. Misioni ynë, është mision brezash, për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, për të gjithë, të djathtë e të majtë. Ju ftoj ta përmbyllim këtë marshim të paprecedentë proteste duke kënduar së bashku Himnin tonë Kombëtar./tvklan/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...