Në deklaratën e parë për mediet e pranishme në selinë blu, Basha tha se sot demokratët do të bëjnë realitet djegien e mandateve. Ndërkohë, sipas tij, sot është parë edhe efekti i parë i protestës, që është rrethimi i Parlamentit me tela me gjemba, duke shtuar se ky institucion ka rënë dhe tregues për këtë është edhe arratia, siç u shpreh ai, e Ramës nga Tirana.
“Sot ne do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare dhe po sot, efekti i parë është rrethimi i Parlamentit me tela me gjemba, pra një regjim ushtarak. Parlamenti sot ka rënë, ka mbaruar dhe këtë e tregon edhe arratia e Edi Ramës nga Tirana. Pra them se, edhe pa ardhur masa e madhe popullore, që është njoftuar të bashkohet në orën 10:00, protesta me sa duket qartë do t’ia arrijë qëllimit”, tha Basha.
I pyetur në lidhje me kërkesat e diplomatëve të huaj për të shmangur dhunën gjatë protestës së sotme, Basha ia faturoi këtë problem Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.
“Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në Ministrinë e Brendshme. Ne e dimë dhe ju e dini që Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë paguar ryshfete të majme, janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme, për të mbajtur vendin e punës. Ata kanë të njëjtat shqetësime si vëllezërit dhe motrat që protestojnë sot”, tha Basha.
Ditën e sotme, Basha e quajti historike, pasi është dita e parë kur mandatet i kthehen popullit dhe janë të vetmet mandate të panjollosura nga bashkëpunimi i hapur me krimin./tch
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...