Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të mbajtur para kryeministrisë, në vendin kur deri disa ditë më parë qëndronte e ashtuquajtura çadra e lirisë.
Në fjalën e tij para simpatizantëve demokratë të mbledhur me këtë rast, Basha u shpreh se ka marrë vendime të vështira në hartimin e listës së deputetëve të PD, por shtoi se kjo është lista fituese e republikës së re.
“Mbrëmë dorëzova listën fituese të republikë së re në KQZ. Kam marrë vendime të vështira, por jo të papritura, këtu në këtë shesh thamë se ndryshimi duhet të fillojë nga shtëpia jonë dhe kështu bëmë, dukje sjellë përfaqësuesit më të spikatur të shpresave, më të denjë të komuniteteve të ndryshme, sepse mbi të gjitha republika e re është dhe do të jetë gjithmonë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë i kanë ngritur pritshmëritë e shqiptarëve. Kjo është rruga drejt fitores, në 4 javë do ta bëjmë natën ditë që republika e re të jetë realitet për çdo shqiptar. Opozita e bashkuar pala tjetër e përçarë, ndaj ne shkojmë drejt fitores së sigurt”, tha Basha.
Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se shqiptarët nuk janë gur shahu, siç e cilëson kreu i e qeverisë politikën. Sipas kryedemokratit, në 4 vjet shqipërua u qeveris nga krimi i organizuar, në 4 vjet ekonomia u shkatërrua.
“Ku janë 300 mijë vendet e punës që premtove Edi Rama, ku është shëndetësia falas? Për ramë që prej fillimit kjo ka qenë vërtetë një lojë shahu. Tani thotë se nuk kisha kohë për 300 mijë vende pune apo shëndetësinë falas, kjo është gënjeshtër. Ai kishte kohë të mbaronte shumë prej këtyre. Por për të nuk ishte prioritet ekonomia, ndaj rriti taksat, energjinë, çmimin e karburantit. Loja e shahut merr fund më 25 qershor. Shqiptarë merrni në dorë Shqipërinë më 25 qershor”, tha Basha.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...