Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në një lidhje direkte nga çadra e protestës për emisionin Opinion ka deklaruar se opozita nuk leviz nga vendimi i saj, ajo kërkon qeveri teknike dhe jo kokën e disa ministrave.
Kreu i opozitës, tregoi se largimi i atyre ministrave ka ardhur si pasojë e qeverisjes së Shqipërisë nga rivaliteti mes bandave.
Basha tha se është fakt se në Shqipëri nuk qeveriset nga politikanë të mirë dhe të këqinj, por nga bandat rivale mes tyre.
Ai tregoi se Edi Rama nuk qeveris me platformë politike, por me një filozofi bandash.
“Është zëvëndësuar përfaqësuesi i një bande me një bandë tjetër. Është zëvëndësuar me bandën e Hakmarrjes për Drejtësi”, kumtoi Basha.
Basha theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për t’u tërhequr nga protesta, e vërteta e hidhur është se largimi i ministrave të kabinetit ishte rezultat i përplasjes mes bandave, dy ministrat Klosi dhe Çuçi, erdhën si pasojë e konfliktit mes dy bandave që përfaqësohen nga Tahiri dhe Gjafaj, dy ministrat e tjerë janë gjethe fiku.
Blendi Fevziu: A ishit në dijeni ju se Rama do zëvendësonte Tahirin dhe më pas tre ministrave të tjerë?
Lulzim Basha: E mora vesh në momentin kur filloi të qarkullojë lajmi.
B.F: Ka pasur një lajm se mes jush dhe zotit Rama ka pasur një marrëveshje, që Rama të largonte Tahirin dhe Beqajn dhe ndoshta dy tre ministra të tjerë dhe ju të ngrinit çadrën e protestës?
L.B: Të ngrejmë çadrën e protestës për t’u futur në Kryeministri, e ke fjalën?
B.F: Si për t;u futur në Kryeministri?
Çadra e protestës nuk ngrihet pa qeveri teknike dhe pa largimin e Edi Ramës. Ky është një vendim i marrë dhe i shpallur. Këto që thuhen janë broçkulla dhe jo lajme. Këto nuk fshihen me ndryshimet në qeveri.
B.F: E thënë ndryshe, a ja u solli kokën e Tahirit dhe Beqajt në tavolinë që të mbyllnit protestën?
L.B: Janë broçkulla. E thashë njëherë këtë.
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...
Iu dha hapësirë televizive një dhunuesi, Kusari paraqet anke...