Google ADS

Basha: Ky parlament ka dështuar

21:15 | 5 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për mediat, nga çadra e protestës, e vendosur para kryeministrisë. 

Në ditën e 17-të të protestës, Basha ngriti sërish tonet dhe akuzoi për kapjen e parlamentit nga krimi.

“Ky parlament ka rënë. Është një parlament krimi”, tha Basha para mediave.

Në vijim, kreu i PD-së vazhdoi të akuzonte qeverinë për lidhjet e saj me drogën e krimin e organizuar, duke thënë:

“Kjo është qeveria e drogës, krimit dhe parave të pista. Ata duan ta kthejnë Shqipërinë në një republikë të pastrimit të parave”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme