Basha kthehet në “Çadrën e Lirisë”

19:11 | 25 Mars 2017
Arbresh.info

I sapokthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara, kryetari i PD Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve në çadrën e opozitës në bulevard.

Duke folur para të pranishëmve, Basha ka deklaruar se gjatë takimeve të zhvilluara nga Uashington ka marrë 3 mesazhe nga zyrtarët amerikanë, përfshirë ata të administratës Trump.

“Mesazhi i parë nga vizita në SHBA është përgëzimi për qytetarët shqiptarë, për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë kauzë të madhe që i ndan kombet e civilizuara nga ato të pacivilizuara. Mesazhi i dytë janë falenderimet për qëndresën tuaj. Mesazhi i tretë është ai i mbështetjes totale të miqve tanë. Morëm mbështetjen e gjithanshme të PD nga ekipi fitues i presidentit Trump”, ka thënë Basha.

Ai ka përsëritur qëndrimin e opozitës për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme