Kreu i PD Lulzim Basha ka folur sot në një konferencë për shtyp ku kavijuar me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhjet e tij me drogën.
Basha ka numëruar sipas tij gjithë arsyet se përse Edi Rama po e mbron me cdo kusht ish-ministrin Tahiri dhe pse e do atë të lirë dhe jo në burg.
Kreu i PD ka akuzuar Ramën se ka bllokuar punimet e Këshillit të Mandateve dhe i bën thirrje atij të heqë dorë nga “ky presion rrugacëror ndaj prokurorëve. E ka kot, as paktet mafioze me Tahirin dhe ministrat e tjerë të lapur në flagrancë, as sulmet ndaj opozitës dhe medias nuk do e shpëtojnë dot nga e vërteta dhe drejtësia para qytetarëve”.
Sipas Bashës, kriminelët e vërtetë, provat e antimafias italiane kanë treguar tashmë se Habiljat me shokë bënin trafik droge dhe armësh të ndihmuar nga Tahiri dhe kupola e korruptuar e policisë.
“Shqiptarët janë ballafaquar me fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë, antimafia italiane ka paraqitur prova ligjore të trafikut të bandës nga banda Habilaj ndihmuar direkt nga Tahiri. Dosja ju tregon shqiptarëve dhe gjithë botës se si krahu i djathtë i Ramës u kap në flagrancë në trafik droge dhe shteti është vënë në shërbim të trafikantëve”- tha ai.
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...