Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal sot në Shkodër, ku takoi qytetarë dhe simpatizantë të djathtë, të cilëve u kërkoi të bashkohen në protestën e 18 shkurtit.
Basha theksoi se në këtë datë do të zhvillohet një lëvizje e madhe për t’i nxjerrë shqiptarët nga gjendja e vështirë.
“Jemi gati për marshim. Koha e kriminelëve po mbaron. Qytetarët janë braktisur e mashtruar me premtime. Qeveria është bërë palë me krimin, ka bërë pakt me kriminelët për të vjedhur votat. Shqipëria është në depresion. Më 18 shkurt nis një lëvizje e madhe. Qeveria që do vijë nuk do vjedhë taksat e shqiptarëve”, tha Basha.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...