Basha kërkon arrestimin e Tahirit dhe largimin e Ramës

13:48 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pas mbledhjes me depuetët e PD-së, Lulzim Basha ka dalë para gazetarëve duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Basha është shprehur se me Ramën në krye nuk mund të ketë as Vetting dhe as dekriminalizim.

Kreu i demokratëve ka kërkuar në mënyrë kategorike arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit si një hap të parë të dekriminalizimit të politikës në vend, shkruan gazeta Shekulli.

Po ashtu, Basha ka shtuar se kryeprokurori i ri nuk mund të emërohet nga Tahiri, Rama apo Xhafaj pasi ata janë vetë subjekte nën hetim.

“Me Ramen në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikës. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës. Largimi i Ramës është imperativ politik. E kemi parashtruar para qytetarëve dhe socialistëve, që kanë mes vetes ish-kryeministra e presidentë, teë japin kontributin e tyre për këtë. Prokurorin nuk mund ta emërojë as Tahiri, as Rama, as Agron Xhafaj. Nuk do te pranojmë kurrë që kryeprokurori të emërohet nga subjektet e hetimit”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme