Google ADS

Basha kërcënon hapur: Rama, Balluku e Gjiknuri do kalben në burg!

18:26 | 30 Maj 2019
L G

Nga Kurbini, lideri i opozitës Lulzim Basha ka kërcënuar hapur kryeministrin, ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ish Ministrin Damian Gjiknuri, duke u shprehur se do të përfundojnë në burg për vjedhjen e tyre përmes koncensioneve të rrugëve.

Basha madje është shprehur se betohet para kurbinasve dhe Kishës së Laçit se nuk do të qëndrojë duarkryq derisa emrat e mësipërm të përfundojnë në burg. Një paralajmërim të fortë Basha ia ka adresuar dhe firmës e cila ka fituar tenderin e rrugës Milot- Balldren, një aks rrugor prej 17.2 km i cili kap shifrën e 256 mln eurove.

“Po planifikohet një hajdutëri që i kalon në përmasa dhe në pacipësi edhe hajnisë kriminale tek Unaza e re. Tani Milot – Balldre 260 mln euro për 17 km. Hajdutëri nuk ka dëgjuar Evropa, hajdutëri shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar. Tani dua ti them ank dhe atyre që fshihen pas ank-së, çdo banke shqiptare mos guxo një një lopatë të vetme dheu sepse dheu do e mbulojë trupin e kësaj afere korruptive.

Kjo kontratë do varroset, Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para kishës së Laçit shans nuk keni të vidhni shqiptarët.

Me këtë kontratë krimi ju presion hekurat, po kurrsesi hajdutëria rekord e rrugës Milot-Balldren. Ndaj thirrini mendjes ank-ja e kna-ja, thirrini mendjes Banka Shqiptare, do tju konfiskojmë çdo qindarkë. Do tju trajtojmë si bandë kriminale, njësoj si krimi i organizuar, sepse nuk i lini gjë krimit me këtë vjedhje.

Ndaj tërhiquni, harrojeni ju se do ti lëmë vogëlushët pa shkollë, pensionistët pa pensione, spitalet bosh për të paguar kontratat korruptive. Qindarkë për qindarkë do tua marrim dhe do të kalbeni në burg.”-tha Basha./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme