Lulzim Basha ka vijuar takimet, kësaj here me fermerët në Berat.
Sipas kreut të demokratëve janë me dhjetëra familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjen.
Basha thotë se pandemia veçse ua ka thelluar krizën, ndërsa karantina u ka shkaktuar dëm të madh pasi nuk kishin mundësi të nxirrnin në treg produktet.
“Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën. Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesi”, shkruan Basha në Facebook.
Kreu i demokratëve shprehet se bujqësia ka dështuar, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama nuk mund të mbulojë më këtë krizë me gënjeshtra. Basha thotë se PD-ja ka një plan si ta nxjerrë bujqësinë nga kriza.
“Do ta nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas”, shkruan Basha.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...