Kauza e Partisë Demokratike është zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes qeverisë teknike ka theksuar sërish kreu i opozitës Lulzim Basha në çadrën e protestës.
“Kjo betejë nuk bëhet që PD-ja të fitojë pushtetin në tavolinë, kjo betejë nuk bëhet për opozitën shqiptare, po për çdo shqiptare dhe shqiptar dhe për brezat që do të vijnë. Nuk duam dhe nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe të palidhur me drogën. Kjo është kauza që ka marr dhe po merr përditë përkrahjen e plotë të atyre që për 27 vite kanë ndihmuar pa asnjë interes tjetër, përveç interesave të Shqipërisë, demokraci, shtetin ligjor dhe tregun e lirë ekonomik”, tha Basha.
Sipas tij, republika e vjetër, po jep shpirt prapa fasadës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...