Kryetar i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, i është përgjigjur negativisht ftesës së Ramës pë koalicion, duke deklaruar se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij.
“Si ka mundësi një njeri që e kaloi fushatën si satelit i kandidatit për kryeministrit, që sillet rreth e qark fushatës time… Pse u kujtua të bëjë ditët e fundit këtë ftesë? Rama e ka mësuar që në 25 prill do të humbë. Po mundohet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë tonë. Në mënyrë të prerë, ai nuk do të jetë pjesë e aleancës tonë. 25 prilli, bëhet për një pyetje, edhe katër vjet si këto që shkuan, me të gjithë problemet e papunësisë, ekonomisë, shëndetësisë, bllokimin nga Europa, apo për ndryshimin? E kam parë dhe prekur entuziazmin, shpresën.
Është marifet i fundit. Në mënyrë absolute, ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka. Në mënyrë absolute pa Edi Ramën.. Zgjedhjet nuk bëhen për PD dhe PS, por për shqiptarët. Ne kemi ardhur pasi kemi vrojtuar nga afër dhimbjet e tyre, mundësitë reale të Shqipërisë. Zgjedhja që shqiptarët do të bëjnë nuk bëhet për mua, por për fëmijët e tyre. Ka zero shanse që Edi Rama të jetë pjesë e qeverisjes time. Aleanca për ndryshim do të fitojë”, – tha Basha.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?